Site icon PrishtinaPress

Arrestohet 24-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për 7 vjedhje në shkurt dhe mars

Një person është arrestuar pasi dyshohet për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti.

Sipas policisë, i dyshuari A.C., 24-vjeç, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

“Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes”, thuhet në njoftim

Exit mobile version