Site icon PrishtinaPress

U vidhte para klientëve në bankën ku punonte, arrestohet 37-vjeçarja në Durrës

Një 37-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas policisë 37-vjeçarja Berinda Bulku akuzohet se u ka vjedhur shuma të ndryshme parash klientëve të bankës ku ishte e punësuar.

Njoftimi i policisë:

Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti./PrishtinaPress/

Exit mobile version