Site icon PrishtinaPress

Hoti: Pse i duhen Qeverisë paratë e komunave kur për dy vite investimet kapitale kanë qenë dështim

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti ka reaguar për vendimin e qeverisë që t’i përvetësojë mjetet e komunave që mblidhen nga të hyrat vetanake.

Hoti ka thënë se s’ka kurrfarë logjike që të përvetësohen mjetet e komunave dhe të mbahen në llogari të Qeverisë.

“Nuk ka asnjë logjikë ekonomike, fiskale dhe as politike tu merret buxheti komunave dhe të mbahen në llogari të Qeverisë”, ka thënë Hoti.

Ai tutje ka shkruar se është shkelje e ligjit një veprim i tillë meqë është e drejtë ekskluzive e komunave që të mbledhin dhe shpenzojnë të hyrat nga tatimi në pronë.

“Kjo është edhe joligjore pasi është e drejtë ekskluzive e komunave të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat nga tatimi në pronë.

Në dy vite, investimet kapitale të Qeverisë kanë qenë dështim total. Çfarë i duhen Qeverisë këto mjete?!”, ka përfunduar Hoti./PrishtinaPress/

Exit mobile version