Site icon PrishtinaPress

U godit rëndë nga vetura, vdes këmbësori në Obiliq

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti aksident të ndodhur në fshatin Mazgit të Obiliqit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Agron Borovci ka thënë për Insajderin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ku vetura ka përplasur këmbësorin.

“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën”, tha Borovci.

Exit mobile version