Site icon PrishtinaPress

Shala: Vendimi për afat shtes rreth targave do të favorizonte marrëveshjen finale me Serbinë

Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin, ka vendosur që të mos ketë afat shtesë për konvertimin e targave pavarësisht thirrjeve të SHBA-së. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për Insajderin tha se afati shtesë do të favorizonte marrëveshjen finale me Serbinë.

Sipas Shalës, shtyrja e implementimit të reciprocitetit për targa nuk e cenon integritetin territorial të Kosovës.

“Sepse një kërkesë eksplicite nga SHBA-ja bazohet në faktin se sipas informacioneve që ndërkombëtaret që veprojnë në Kosova i kanë, ekzistojnë diku rreth 300 persona të armatosur dhe pas zbatimit të reciprocitetit për targat, mund të vihet në pikëpyetje siguria në atë pjesë. Një shtyrje e tillë e favorizon një marrëveshje finale Kosovë-Serbi”.

Shala tha se nëse Qeveria e Kosovës vepron në mënyrë të njëtrajtshme sa i përket masës së reciprocitetit, kjo i lëndon raportet me Shtëpinë e Bardhë.

“Zbatimi i këtij vendimi më 1 nëntor do të ngris tensionet te serbët në veri. Ne s’duhet lejuar që të cenohet harmonia ndëretnike e krijuar deri më tani, pra që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Shala.

Exit mobile version