Përmes një postimi në Twitter, Trump tha se nga 10 qershori do të vendoset një taksë prej 5% dhe do të ngrihet ngadalë “deri në zgjidhjen e problemit të imigracionit të paligjshëm”.

Presidenti Trump ka shpallur emergjencë kombëtare për të trajtuar atë që ai pretendon se është një krizë në kufirin jugor të SHBA-së.

Jesus Seade, diplomati më i lartë i Meksikës për Amerikën e Veriut, tha se taksa do të ishte katastrofë.

“Nëse kjo është vendosur, duhet të reagojmë me forcë”, u tha ai gazetarëve.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe gjatë gjithë kohës së tij në detyrë, Presidenti Trump ka kërkuar fonde për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.