Ka përfunduar super derbit mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës me rezultat 1-0.
Dy skuadrat e kreut të tabelës u ndeshen në kuadër të javës së 20-të të super Ligës së Kosovës në futboll.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi John për Trepçën ’89 në minutën e katërt pas një kundërsulmi të shpejtë.
Ishte Fiton Hajdari që asistoi për golin e vetëm në ndeshje.
Trepça ’89 e ka përforcuar vendin e parë në tabelë edhe më shumë me 48 pikë, pas kësaj fitore, duke e lënë Prishtinën të dytën me vetëm 39 pikë.