Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se formimi i Ushtrisë përmes ndryshimit të ligjit po e përmbush kapitullin e vetëm që nuk e ka përmbushur ende si shtet.
“Verzioni B i transformimit – ndryshimit të misionit dhe kapaciteteve të FSK-së në rrethanat ekzistuese është një mundësi e mirë që edhe Kosova ta përmbush të vetmin kapitull që se ka pas deri sot si shtet – forcën e saj që garanton sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”, transmeton Lajmi.net.