Një aksident hekurudhor ka ndodhur paradite në hyrje të stacionit të trenit në Durrës.
Një i ri rreth të 20-ve është përplasur nga treni që lëvizte me shpejtësi të ulët.
I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për identifikimin e tij dhe rrethanat e aksidentit.