Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.
Të njëjtit janë të mendimit se kërkesa për themelimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë është një tallje me qytetarët, pasi që një Tribunal i tillë mund të krijohet vetëm nga OKB-ja.
Largimin nga seanca e paralajmëroi vetë shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca.