Site icon PrishtinaPress

Transformimi i Prishtinës, Rama kërkon mbështetje

Komuna e Prishtinës ka organizuar të premten Konferencën e Dytë për Investitorë “Prishtina 2030”, ku u prezantuan projekte infrastrukturore për transformimin e Kryeqytetit.

E për ta bërë këtë transformim, niveli lokal kërkoi mbështetje edhe të nivelit qendror, pasi interesimi i investitorëve është i madh.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se prezantimi i projekteve të transformimit janë të nevojshme dhe ka pasur interes të madh të investitorëve vendor dhe të huaj.

Po ashtu, për te gjitha këto projekte te mëdha, Rama tha se do te duhet edhe mbështetje nga niveli qendror për të mirën e qytetarëve.

“Është një ditë monumentale për kryeqytetin. Para nëntë muajve kemi pasur konferencën e parë ku kryeqyteti ka prezantuar projektet e transformimit të cilat janë të nevojshme. Kemi pasur shumë interes të investitorëve vendor dhe nga jashtë te cilët kanë treguar gatishmërinë e tyre. Kemi dashur te gjitha këto projekt-propozime të prezantohen sa më mirë. Kemi arritur me tërheq vëmendjen dhe me ngrit një besim që në kryeqytet po ndodhin gjëra të mira të mëdha dhe transformuese. Prandaj kjo tërheqje e investitorëve ka qenë edhe një qëllim e të gjithave qeverive të mëparshme dhe kjo tregon një siguri në vendin tonë për të ardhmen tonë. Transformimi i kryeqytetit është një punë e madhe dhe jo e lehtë, kam shpall vizionin tim për kryeqytet dhe bashkë me juve po e realizojmë transformimin e kryeqytetit”, u shpreh Rama, teksa përmendi disa nga projektet infrastrukturore që pritet të ndodhin.

Exit mobile version