Site icon PrishtinaPress

Gllogoc: Arrestohen dy persona, e rrahën dhe e theren një të mitur

Dy persona janë arrestuar në Gllogoc, ku njëri nga ta është i mitur.

Sipas policisë, personat e arrestuar dyshohet se e kanë sulmuar dhe therur me thikë një të mitur tjetër.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia, rastin e ka cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.

Exit mobile version