Trainkos reagon për vagonët e riparuar në Serbi: Tenderi iu dha një kompanie vendore

Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka reaguar lidhur me riparimin e pesë vagonëve të saj në Zrenjanin të Serbisë, duke thënë se kontrata për riparimin e mesëm ishte dhënë përmes një tenderi publik të hapur.

Sipas Trainkos, procedura e prokurimit, e publikuar më 15 shkurt 2024, ishte fituar nga kompania “Profitech” Sh.P.K. nga Prishtina, e cila ishte operatori i vetëm ekonomik që kishte aplikuar në tender. Riparimi i vagonëve ishte përfunduar në dhjetor të vitit 2024.

Trainkos ka deklaruar se “Profitech” kishte zgjedhur vetë nënkontraktorët dhe se ndërmarrja nuk kishte bazë ligjore për të ndërhyrë në këtë përzgjedhje.

Pas raportimeve të publikuara të hënën, Trainkos thotë se ka kërkuar sqarime nga kompania fituese për dërgimin e vagonëve në Zrenjanin. Sipas përgjigjes së operatorit, vagonët janë dërguar atje pasi, sipas tyre, vetëm në atë vend mund të kryheshin riparimet.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se do të kryejë një vlerësim të pavarur për të parë nëse punimet mund të realizohen edhe në shtete të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img