Site icon PrishtinaPress

Tragjedi në Tiranë | Burri vret me kallashnikov ish-gruan, dyshohet se viktimë ka mbetur edhe e ëma e saj

Kujtime Hysa dhe Alketa Hysa dyshohet se janë dy gratë të cilat kanë mbetur të vdekurta nga të shtënat me kallashnikov nga Ramazan Kuta.

Mësohet se Alketa Hysa është ish gruaja e Ramazan Kutës ndërsa Kujtime Hysa është e ëma e saj.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë në Paskuqan, ku ish-dhëndri shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë. Ai është Ramazan Kuta, ndërkohë Abc News ka siguruar edhe foton e tij.

Policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tij. Paraprakisht, dyshohet se ish-dhëndri ka hyrë brenda banesës dhe i ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Exit mobile version