Site icon PrishtinaPress

Tollovi në Batllavë, kështu po festohet 1 Maji

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës dhe shënohet në të gjithë botën, diku me protesta e diku edhe me festë.

Në Kosovë ashtu si shpesh herë dita e sotme po shfrytëzohet për pushim dhe relaksim. Një numër i madh i vizitorëve kanë zgjedhur lokacionin e njohur si “Te plepat” në Batllavë për të kaluar ditën e 1 majit.

Në imazhet e siguruara nga “Indeksonline”, shohim se qytetarët po argëtohen në lokalet afariste në atë zonë.

Ndryshe, Orllani konsiderohet si një nga atraksionet dhe vendet më të pëlqyera për relaksim.

Exit mobile version