Kërkimet kishin nisur edhe në këtë zonë, pasi siç u raportua, Posta e Kosovës kishte marrë sinjale të telefonit të njërit prej dy policëve të zhdukur, shkruan lajmi.net.
Mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për lajmi.net se ai nuk do të mirret me raportime të tilla, pasi që për çdo të re nga kërkimet, mediat do të njoftohen me kohë.
“Nuk mund të mirremi me shkrimet e gazetave, mund vetëm të ju konfirmoj se hetimet kanë filluar nga ora 9:00, dhe se për çdo të re do të ju informojmë më kohë”, deklaroi Gashi.
Dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës u zhdukën mbrëmjen e së shtunës pas aksidentimit në rrugën Kaçanik-Han i Elezit.