Një person në Vushtrri është therur me thikë dhe i dyshuari për këtë rast është arrestuar.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të mbrehtë viktimen mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.