Site icon PrishtinaPress

Thaçi: Samiti i Zagrebit, mundësi e mirë e sinjalizimit për liberalizimin e vizave

Samiti i Zagrebit i planifikuar të mbahet më 6 maj do të zhvillohet përmes një video konference.

E i lumtur për këtë është shprehur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net.

Ai nëpërmjet një postimi në Tëitter tha se kjo është mundësi e mirë që BE të rikonfirmojë perspektivën e BE-së për Kosovën dhe të sinjalizojë vendimin e vonuar për vizat.

Ky është postimi i tij:

I lumtur që Samiti i Zagrebit i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është akoma në plan dhe do të zhvillohet përmes një video-konference më 6 maj. Kjo është mundësi që BE të rikonfirmojë perspektivën e BE-së për Kosovën dhe të sinjalizojë një vendim të vonuar për liberalizimin e vizave.

Exit mobile version