Site icon PrishtinaPress

Për këto arsye u shkarkuan drejtorët e bordit të KEK-ut, Ibër-Lepencit, Hidroregjionit Jugor dhe Telekomit

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Qeveria e Republikës së Kosovës zëvendësoi sot drejtorë në katër ndërmarrje publike.

Me vendimet e sotme u shkarkuan bordet e Korporatës Energjetike e Kosovës, Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc” dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Prizren. Në vend të tyre, u emëruan borde të përkohshme, me profesionistë të dëshmuar, që do të shërbejnë deri në përzgjedhjen e bordeve me mandat të plotë, por jo më shumë se 6 muaj.

U shkarkuan dhe zëvendësuan edhe dy drejtorë në bordin e përkohshëm të Telekomit të Kosovës.

Për transparencë ndaj qytetarëve, MEPTINIS po boton vendimet e Qeverisë bashkë me memorandumet shpjeguese, që përshkruajnë shkeljet e drejtorëve të shkarkuar:

— Vendim për bordin e KEK-ut: https://we.tl/t-huCm9Wj42d
— Vendim për bordin e Ibër-Lepencit: https://we.tl/t-pM9YGtVAsU
— Vendim për bordin Hidroregjionit Jugor: https://we.tl/t-K0yijoPipg
— Vendim për bordin e Telekomit të Kosovës: https://we.tl/t-FzpmMuHx83

Foto: Termocentrali “Kosova B” (Julian Nyča, 2013, me licencë CC BY-SA 3.0, https://bit.ly/350E9Q5)

Exit mobile version