Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Lamberto Zannier.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është konsoliduar si shtet në rajon dhe po punon që të zgjerojë bashkëpunimin me të gjitha organizatat ndërkombëtare, transmeton lajmi.net
“E çmojmë dhe e vlerësojmë lart angazhimin e misionit të OSBE-së në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, ambasadori Lamberto Zanier, ka thënë se misioni i OSBE-së mbetet i përkushtuar në përkrahjen e proceseve që ndihmojnë forcimin e paqes dhe stabilitetit, forcimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, si dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në takim me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova promovon dialogun dhe pajtimin, bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajon.