Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie sot sërish është marrë me Ushtrinë e Kosovës, respektivisht iniciativën e shndërrimit të FSK-së në ushtri.
Ai ka thënë se SHBA-të besojnë se siguria e Kosovës varet nga partneriteti.
“SHBA beson se siguria e Kosovës varet nga cilësia e partneriteteve të saj. Ne nuk duam të shohim Kosovën jashtë hapit me partnerët kryesorë”, ka shkruar Delawie në Twitter, transmeton lajmi.net.
Kjo është vërejtja e dytë e drejtpërdrejt që vije nga Amerika për iniciativën që Kosova ta formojë Ushtrinë pa ndryshimet Kushtetuese, të cilat i kërkon Amerika dhe NATO.
Në anën tjetër, institucionet e Kosovës tashmë kanë filluar procedurat për ndryshimin e ligjit që FSK-ja të merr rol ushtarak.