Site icon PrishtinaPress

Thaçi përkujton masakrën e Qyshkut të Pejës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e Qyshkut të Pejës, të ndodhur 19 vjet më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi thotë se sot, 44 civilët e pafajshëm të masakruar nga forcat ushtarake dhe policore serbe, kujtohen me dhimbe dhe krenari.

“Para 19 vjetësh, në Qyshk të Pejës, forcat ushtarake dhe policore serbe kryen një prej masakrave më monstruoze, duke vrarë 44 civilë të pafajshëm. Sot, të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, i kujtojmë me dhimbje dhe krenari. Dëshmorët dhe martirët e rënë janë themel i lirisë dhe pavarësisë sonë. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Exit mobile version