Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka qenë sot i pranishëm në nisjen e punimeve në rrugën nacionale M2 Milloshevë-Mitrovicë.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se është bërë edhe një hap afër përmbylljes së infrastrukturës rrugore në Kosovë.
“Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha është me rëndësi vitale për zhvillimin ekonomik të kësaj ane”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
Edhe një hap afër përmbylljës së infrastrukturës rrugore në Kosovë. Rruga nacionale Milloshevë–Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, është me rëndësi vitale për zhvillimin ekonomik të kësaj ane.
Ky lajm i mirë për ekonominë e vendit, po vjen në të njëjtën kohë me lajmin e mirë të aktivizimit të Trepçës. Zotimi ynë për gjenerim të vendeve të punës, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë, po merr kahjen e duhur dhe po ndjehet nga qytetarët në çdo segment të jetës.
Urime Kosovë!
RH