Site icon PrishtinaPress

Thaçi: Për ne, Nënë Tereza është krenari por edhe përgjegjësi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ka shprehur se për ne Nënë Tereza është krenari por edhe përgjegjësi për arsyen se duhet të sillemi në përputhje me vlerat që ka provomuar ajo. Ai ka theksuar se duhet të jemi solidarë dhe të kujdesemi me njëri tjetrin, shkruan Gazeta Express.

“Jemi me fat dhe krenarë që kemi një nënë si Nëna Terezë, që u bë simbol i paqes, dashurisë, kujdesit në mes njerëzve në tërë botën. Por, për ne, Nëna Terezë dhe simboli i saj në botë është edhe përgjegjësi, që të sillemi në përputhje me vlerat që ka promovuar ajo. Të jemi solidarë me njëri-tjetrin, të kujdesemi për njëri-tjetrin, të angazhohemi për paqe dhe mirëkuptim. Ky është kujtimi ynë për Nënën Terezë. Ky është obligimi ynë që kemi për të!” shkruan Thaçi.
Presidenti Thaçi tha gjithashtu se kemi fatin që po jetojmë në kohët më të mira për shqiptarët duke shtuar më tej “Kemi përjetuar disa nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë tonë. Ndër këto momente themeltare në historinë tonë do të shënohet edhe shenjtërimi i Nënës Terezë nesër në Vatikan.”
Exit mobile version