Site icon PrishtinaPress

Shpërthen Xhaka: Më ka ardhur në majë të hundës presioni për Kosovën

Grati Xhaka, mesfushori i Arsenalit, ka thënë se çështja e Kosovës i ka ardhur në maje të hundës

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, vendosi që ta përfaqësoj Zvicrën, pavarësisht ofertës që kishte marrë për t’iu bashkuar Kosovës.
Vendimi i Graniti bërë bujë të madhe në vendin tonë, derisa shumë fansa të Kosovës nuk hezituan që ta quajnë tradhtar.
Ai në një intervistë për Appenzeller Zeitungka thënë se çështja e Kosovës i ka ardhur në maje të hundës, përcjell Express.
“Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të justifikohem gjithnjë. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë presioni më ushtrohet”, ka deklaruar ai
“Letra ime në “Instagram” (Xhaka shkroi pak ditë më parë në shqip ku shpjegonte arsyet përse do të vazhdonte të luante me Kombëtaren e Zvicrës dhe se nuk ishte një tradhtar) e shpjegon qartazi përse unë vendosa që të luaj për kombëtaren zvicerane në të ardhmen”, vazhdoi ai.
“Por kur titujt e gazetave prodhohen me përkthime të shtrembëruara, atëherë unë mendoj se kjo është shumë. Më tepër nuk kam çfarë të them për këtë temë’, ka theksuar Xhaka.
Exit mobile version