Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në “Pallatin Elise” (Élysée Palace) ku është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Presidenti Thaçi përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se ky vend sot është “qendër e mikpritjes së liderëve nga mbarë bota”.
“Shënimi i 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore është mesazh botëror për rëndësinë e madhe të paqes”, ka shkruar Thaçi në Facebook.