Site icon PrishtinaPress

Serbia ankohet në Paris për taksën e importit të vënë nga Qeveria e Kosovës

Me ceremoni zyrtare, në Paris sot shënohet 100 vjetori i armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore. Pjesëmarrës aty pritet të jenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq.

E para mbajtjtes së ceremonisë, presidenti serb do të pritet në një takim nga kancelarja Merkel , transmeton lajmi.net.

Ky takim, po shihet si mundësi e mirë që Serbia të ankohet për taksën e vënë nga Prishtina për importin e mallrave serbe në Kosovë.

Kështu u  konstatua sot nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Pres nga pala gjermane që të dalë me një qëndrim që nuk përkrah vendimin e njëanshëm të Prishtinës për takat shtesë ndaj produkteve serbe. Pres diskutime serioze në të asrdhmen”, ka thënë ai.

Sipas tij, është e rëndësishme të kuptohet se me këtë vendim, siç thotë ai Prishtina i ka shkelur të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, që lidhjen me lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur taksa shtesë për të gjitha mallrat me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja, me përjashtim të brendeve ndërkombëtare.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Exit mobile version