Site icon PrishtinaPress

Tetori, vendimtar për vizat

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka thënë se muaji tetor mund të jetë vendimtarë për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai ka thënë se në fillim të shtatorit mekanizmat e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian do ta shqyrtojnë rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave, ndërsa procesi mund të përfundoj gjatë muajit tetor.
Në anën tjetër, anëtarët e komisionit për integrime evropiane dhe deputetë të subjekteve opozitare thonë se çështja e liberalizimit të vizave më shumë e lidhur me luftimin e korrupsionit sesa me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Sipas tyre nuk do të ketë liberalizim derisa nuk ka luftim të korrupsionit.
Ministrit, Bekim Çollaku ka thënë për “Zërin” se shqyrtimi, përkatësisht miratimi i rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është në agjendë të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian.

Exit mobile version