Në sheshin Maqedonia kanë filluar punimet për rregullimin e vendit ku do të vendoset skulptura e Nënë Terezës.
Projekti do të kushtojë 5.6 milionë euro dhe financohet nga Ministria e Kulturës edhe pse para disa viteve u premtua se do të ishte dhuratë e biznesmenit indian Subrata Roj.
Këto punime pritet të përfundojnë deri në fund të vitit dhe pastaj në fillim të 2017 do të vendoset skulptura e Nënë Terezës.
Poshtë saj do të ketë fontanë dhe elemente të tjerë dekorativ në stilin tashmë të njohur, do të ketë skulptura të vogla engjujsh, motra bamirësie, reljefe në mermer etj, shkruan Zhurnal.mk.