Tetë persona të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Nadakovc në Vushtrri, ku kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.

“Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i njërës veturë dhe 7 meshkuj kosovarë –pasagjer në vetura. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet tutje në raport./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img