Qendra shoqërore “Termokiss”, organizon koncert këtë të premtë, para publikut do të performojnë emra të njohur të muzikës dhe grupeve muzikore.
“E premte, 7 tetor 2016 – Duke filluar në orën 18:00, qendra shoqërore Termokiss organizon koncertin për mbledhje të fondeve ‘Krejt Ka Pak’ ku do të performojnë disa nga muzicientët më të rëndësishëm të skenës Kosovare.
Fondet të cilat do të mblidhen gjatë kësaj nate do të shfrytëzohen për përmirësimin e kushteve të qendrës Termokiss dhe për organizimin e ngjarjeve të mëtutjeshme. Bazuar në idenë ‘krejt ka pak,’ hyrja në koncert do të kushtojë vetëm 2€, ndërsa donacionet me vlera më të mëdha do të lihen në ndërgjegjen dhe mundësitë e qytetarëve. Në koncert do të performojnë Shpat Deda, Genc Salihu, Gipsy Groove, Asgjë Sikur Dielli, Visar Kuçi Quartet, Ilir Bajri Trio, Art Lokaj Trio, Blerta Kosova, Oborri, Edona Vatoci, Me t’Njofshëm dhe Elektorati Intelektual”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.