Site icon PrishtinaPress

Clinton në epërsi ndaj Trumpit, tregojnë sondazhet e fundit

Hillary Clinton kthehet të kryesojë në sondazhe. Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, sipas raportimeve të fundit të rrjetit televiziv amerikan Nbc, është në epërsi prej 6 për qind ndaj Donald Trump, e mbështetur nga 47% e amerikanëve.

Edhe sondazhi i fundit i kryer nga televizioni CNN, e shikon Clintonin në rekuperim të fortë me epërsi prej 5 për qind ndaj miliarderit republikan, i cili deri tani ndodhet në kuotën e 42%.
Ndërkohë, i intervistuar nga CNN, zëvendëspresidenti i SHBA’së, Joe Biden, jep mendimin e tij për dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë.
”Po punoj shumë për Hillary-n. Sa herë që shpreh një emocion, ajo përfshihet edhe vetë. Por unë e njoh, e di që punon me zemër”, ka thënë Biden, transmeton gsh.
Ndërsa për Trump, ai thotë: “Kandidati republikan nuk është një njeri i keq, por injoranca e tij është e thellë. Nuk është në kontakt me realitetin”.
Exit mobile version