Site icon PrishtinaPress

Tensioni në maksimum midis SHBA dhe Iran, goditen dy naftëmbajtëse

Rritet tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pas incidenteve në gjirin e Omanit, ku sipas dëshmitarëve janë sulmuar nga mjete luftarake, mina ose silurë,  dy naftëmbajtëse norvegjeze dhe japoneze.

Reagimi i administratës amerikane ka qenë i menjëhershëm, përmes deklaratës së sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, i cili akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Teheranin për sulmet.

“Vlerësimi i Shteteve të Bashkuara është se Republika Islamike e Iranit është përgjegjëse për sulmet”, deklaroi Pompeo, që vijoi duke thënë se “vlerësimi bazohet në të dhënat e shërbimeve sekrete, dhe nga armët e përdorura dhe nivelit të ekspertizës që nevojitet. Ky është vetëm i fundit i një serie sulmesh nga Irani kundër interesave amerikane”.

Sekretari i Shtetit i referohet ngjarjeve të muajit të fundit, ku 4 anije të tilla u sulmuan në Emiratet Arabe, ku edhe në atë rast u akuzua Irani dhe aleatët e tij.

Burimet iraniane ndërkohë mohojnë çdo përfshirje në aktin e rëndë, që për fat nuk shkaktoi viktima tek ekuipazhi i mjeteve gjigante.

Çmimet e naftës në tregun ndërkombëtar u ngritën deri në 4% pas lajmit të sulmeve.

Exit mobile version