Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli para dy dite ka dalë me një nismë të re, të cilës tha se do t’i shkohet deri në fund, për ta pastruar emrin e vërtetë të UÇK-së nga veteranët mashtrues.
Ai tha se javën e ardhshme PDK do të iniciojë komision hetimor parlamentar i cili do të hetojë e pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së, në mënyrë që ndalet fryrja e listave nga komandantë e veteranë mashtrues.
Lidhur me këtë çështje kryetari I OVL të UÇK-së, Hysni Gucati për indeksonline ka thënë se si organizatë do ta përkrahin këtë iniciativë edhe pse sipas tij me këtë lëndë duhet të merret prokuroria.
“Unë e përshëndes këtë iniciativë po sa do të ketë sukses unë nuk mund të garantoj , se me këto lëndë duhet të merret prokuroria dhe e di sa ia vlen të formohet ky komision mirëpo, megjithatë këtë iniciativë e përkrahim ne ”, ka thënë Gucati.
Ai gjithashtu tha se si organizatë janë skeptik sa i përket kësaj iniciativë.
“Ne si organizatë jemi skeptik në këtë drejtim. Është mirë këtë punë me ja lënë prokurorisë së ata merren më këto raste. Ne e përshëndesim si iniciativë dhe shpresojmë që të ketë sukses”, tha ai për Indeksonline.
Ndërsa, deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë së një iniciativë është e nevojshme por të behët nga institucionet përkatëse siç sipas tij është prokuroria.
“Normalisht që është e nevojshme të hetohet gjithë ajo çfarë ka ndodhur me listën e verifikimit te veteraneve por këtë proces është duke e hetuar momentalisht prokuroria si dhe Veseli në cilësinë e kryetarit të kuvendit kanë mandat tjetër dhe rrugë të tjera më të shkurtra që ta adresojnë këtë problem .
Sipas Selimit, përderisa prokuroria është duke u marrë me këtë proces atëherë nuk e sheh të nevojshme të ketë iniciativë të re, sepse sipas tij nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit.
“Nuk është që nuk ka të drejt të formoj komision parlamentar hetimor por si udhëheqës i koalicionit PAN , si kryetar i kuvendit edhe njëri si institucionet udhëheqëse në Kosovë jo që nuk kanë drejt të formojnë grup parlamentar, por ky është një manovrim i radhës për arsye krejt politike i cili në rastin konkret për derisa prokuroria po vazhdon ta hetoje rastin e veteraneve atëherë as nuk e ndihmon zgjidhjen e këtij problemit” u shpreh ai.
Sipas Selimit ata po manipulojnë me opinion duke u munduar ti mbulojnë dështimet e tyre, dhe të marri iniciativa të tilla.
“Ata duhet ta pranojnë se e kanë dështuar procesin , nëse nuk e pranojnë se e kanë dështuar atëherë kjo edhe njëherë është manovrim dhe manipulim me opinionin sidomos pas shumë ngjarjeve të tjera që nganjëherë mundohen ti mbulojnë me veprime të tilla. Duke e para përvojën dhe duke e parë që ky proces është duke u hetuar në prokurori atëherë po ashtu duke parë edhe qëllimin atëherë mendoj që kjo është një manovrim dhe nisma në këtë nuk ka qëllim zgjidhjen e këtij problemi por, kjo nisme duket që është i dedikuar për të dështuar” , tha Selimi.