Site icon PrishtinaPress

Të mos e harrojmë kauzën e #DuajeTënden #MadeInKosova

Shkruan: Burim Piraj

Kompanitë vendore kanë filluar të plasojnë mall shumë më cilësor se ai nga importi ( jo të gjitha ) dhe konkurrenca ka filluar të bëhet gjithnjë e më e egër, brendet internacionale në bashkëpunim me importuesit vendor po përdorin të gjithë taktikat e mundshme ashtu që të vazhdon shitja e produkteve të tyre në Kosovë si në parajsë ashtu siç kanë qenë të mësuar deri më tani.

Mirëpo jemi përpara një epoke të re për vendin tonë.

Patjetër ashtu që të arrijmë deri te suksesi duhet punë e përbashkët dhe duhet ta ndihmojmë njëri tjetrin, në mos dhënçim më shumë së paku me fjalë të përkrahim prodhimin vendorë dhe të promovojmë sa më shumë vlerat vendore.

Të jemi të gjithë të mençur dhe largpamës, të respektojmë njëri tjetrin në mos për shkak të dashurisë për shkak se kemi nevojë për njëri tjetrin se vetëm të bashkuar mund të ja arrijmë qëllimit.

Ju lutem bëni presion në ato shitore e supermarkete ku nuk ka prodhime vendore! Se arsyeja e vetme që disa nuk mbajnë prodhime vendore është përfitimi i tyre sa më i madh nga monopoli, prandaj të veprojmë!

Exit mobile version