Për nder të 9- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot mbahet seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Për nder të kësaj dite, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa organizojnë pritjen shtetërore ku për veç kerëve të shtetit, të ftuar janë edhe diplomatë të akredituar në Prishtinë.
Po ashtu organizohet edhe Turneu Tradicional për nderë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Futsall.
Gjithashtu me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të mbajë ligjëratë para studentëve të Universitetit të Gjilanit ”Kadri Zeka” me temën “Pavarësia e Republikës së Kosovës si faktor stabiliteti në rajon”.
Edhe Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe pranë varrit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova