Nicolo Barella është njëri ndër lojtarët më të kërkuar në këtë afat kalimtar.
Nicolo Barella e dëshiron largimin nga Cagliari, ndërsa Chelsea dhe Arsenal e duan transferimin e tij.
Dy skuadrat nga Londra duan ta transferojnë atë në këtë afat, por duhet të ofrojnë rreth 40 milionë euro për transferimin e tij, përcjell prishtinapress.eu
Sipas Gianluca Di Marizios, Chelsea është duke i prirë garës, pasi e sheh si zëvendësues të Cesc Fabregasit që është shumë pranë kalimit te Monaco.
Në garë për transferimin e Barellas është edhe Napoli, por që kjo javë do të jetë vendimtare në të ardhmen e tij.