Site icon PrishtinaPress

Rita Ora lë të kuptohet se po bashkëpunon me gjigantin e këpucëve “Giuseppe Zanotti”

Rita Ora e ka paralajmëruar së fundmi një bashkëpunim të fuqishëm.

Nëpërmjet një postimi të fundit në Instagram, këngëtarja Rita Ora ka lënë të kuptohet se po vjen në bashkëpunim me gjigantin e këpucëve “Giuseppe Zanotti”, shkruan prishtinapress.eu

“Së shpejti, GZ x Rita Ora – një bashkëpunim ekskluziv mes Giuseppe Zanotti dhe Rita Orës”, ka shkruar Rita.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka treguar shpesh herë se përveç muzikës, është shumë e dhënë edhe pas modës, madje ajo është edhe sipërmarrëse, pasi tash e sa vite ka të nxjerrë në treg linjën e saj të veshjeve “Roara Republic”, gjersa ka edhe një marrëveshje bashkëpunimi me “Rimmel”.

Exit mobile version