Site icon PrishtinaPress

Talenti i Man Utd vazhdon kontratën për qëndrimin në “Old Trafford”

Manchester United ka arritur që ta bind talentin premtues të skuadrës që të nënshkruaj kontratën e re.

Scott McTominay ka nënshkruar kontratë të re me “djajtë e kuq”, kontratë kjo që do ta mbajë lojtarin në “Old Trafford” deri në vitin 2023, shkruan “Goal”, transmeton prishtinapress.eu

22 vjeçari ka regjistruar vetëm tetë paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe kishte qenë lidhur me një kalim të mundshëm tek Celtic.

Pasi arriti që sezonin e kaluar të depërtoj në skuadrën e parë, nën urdhrat e Jose Mourinhos, ai tashmë është i vendosur që të vazhdojë progresin e tij tek Man Utd.

McTominay ishte regjistruar në akademinë e Manchester United kur ishte vetëm pesë vjeçar dhe arriti që të debutoj po tek e njëjta skuadër në sezonin 2017/18, ku pati 23 paraqitje.

Exit mobile version