Blerim Xhemaili mund t’ju bashkohet Etrit Berishës dhe Berat Xhimshitit në Atalanta
Atalanta mund të bëhet klubi i dytë nga Serie A në të cilin luajnë tre futbollistë shqiptarë, shkruan prishtinapress.eu
Në fakt, klubi nga Bergamo ia ka vënë syrin mesfushorit shqiptar Blerim Xhemaili, i cili pritet të largohet nga Bologna gjatë janarit.
Klubi nga Serie A e sheh përfaqësuesin zviceran si zëvendësues të Pasalicit.
Ndërkohë, Xhemaili mund të bëhet futbollisti i tretë i Atalantas pasi aty momentalisht luajnë dy shqiptarë tjerë, portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Xhimshiti.
Ndërsa, tek Lazio luajnë Valon Berisha, Thomas Strakosha e Riza Durmishi, e tek Udinese, Valon Behrami.