Site icon PrishtinaPress

Tahiri pyet Kurtin: Çka po kërkohet nga Kosova për marrëveshjen me Serbinë?

Ish-kryenegociatoria, Edita Tahiri, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, asnjëherë nuk ka treguar se cka po kërkohet nga Kosova që të arrihet njohja reciproke me Serbinë.

Tahiri ka deklaruar se kërkesat për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, asnjëherë nuk po bëhen të ditura as nga Presidentja Vjosa Osmani e as nga Kryeministri Kurti.

”Këtë po thojnë ndërkombëtarët, por këtë duhet ta tregojë kryeministri i vendit, por ai nuk po tregon asgjë, nuk është i hapur, nuk po tregohen të hapur se cka po kërkohet nga Kosova”, ka deklaruar ajo në Kanal 10.

Edita Tahiri ka komentuar edhe reciprocitetin e targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo i ka quajtur këto si manovrime, që sipas saj, po përdoren për t’ia heq frikën Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të hyrë në bisedime për marrëveshjen finale.

“Krejt këto manovrime janë bërë që faktori ndërkombëtar t’ia hekë frikën Kurtit që të hyjë në bisedime për gjërat finale”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Exit mobile version