Site icon PrishtinaPress

Ngjarjet e datës 19 tetor

Ngjarjet e datës 19 tetor 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. (Kabineti i Presidencës, ora 8:30)

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, dhe drejtoresha e MCC-së, Alice Albright, bëjnë lansimin e Platformës së të Dhënave Online dhe Mekanizmit për Përcjelljen e Lëndëve. (Ndërtesa e Këshillit Gjyqësor, ora 8:30)

Shoqatat sindikale të shërbyesve civilë të institucioneve qendrore mbajnë diskutim publik lidhur me tri projektligje – për Zyrtarët Civilë, atë për Paga dhe për KPMShCK-në. (Ish-ndërtesa e Rilindjes, ora 9:00)

Congress and Event Organization organizon panairin Agrokos 2022 i cili këtë vit ka mbledhë rreth vetës mbi 130 ekspozues. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin financiar të RTK-së për periudhën korrik-shtator 2022 si dhe kërkesën për ndarje buxhetore për periudhën tetor-dhjetor 2022. Gjithashtu shqyrton kërkesën buxhetore të Kuvendit për periudhën 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 10:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit të luftës kundër kancerit të gjirit viziton klinikën e Onkologjisë më ç’rast do të takoj strukturat drejtuese të ShSKUK-së. (Klinika e Onkologjisë, ora 10:15)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit, ora 12:00)./Prishtinapress/

Exit mobile version