Site icon PrishtinaPress

Tahiri për Kurtin: Ky mashtrues popullit “nuk e bëj Zajednicën”, ndërkombëtarëve letra “e pranoj”

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur “mashtrues” kryeministrin kosovar, Albin Kurti, teksa ka folur për pamundësinë e shmangies së zbatimit të obligimeve që burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare e të ratifikuara me 2/3 të votave në Kuvendin e Kosovës.

Po i them unë popullit të Kosovës, se s’ka shans teorike që një shtet me ekzistu e mos m’i zbatu marrëveshjet ndërkombëtare të votuara me 2/3. E ne mujm m’e dal me i thanë popullit si ky mashtrues që ‘Nuk e bëj Zajednicën’; e i ka çu letër me Glauk, e Vjosë, e vetë e ka nënshkru, dhe ka shkru ‘e pranoj Asociacionin’. Ministrja e Jashtme ka letër të shkrume që e pranon, e marrëveshja e Brukselit që e pranon…”, ka thënë Tahiri në Pressing. 

E ne mujm me mashtru popullin e me ia marrë do vota, por e kemi për detyrë ndaj këtij vendi, që nëse një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikume dhe formalizume…është veç vonim sikur fajde, veç vjen t’u tu rritë kamata edhe dëmi. Duhet m’eia dhanë njerëzve shkurt dhe shqip”, tha mes tjerash ai.

Exit mobile version