Interi ka shënuar fitore minimale në derbin ndaj Arsenalit për Ligën e Kampionëve.
“Neurazzurët” triumfuan me rezultat 1:0, në përballjen që ishte shumë e barabartë nga fillimi.
Interi ishte më e rrezikshme në fillim, ku kishte një mundësi të mirë shënimi përmes Denzel Dumfries megjithatë traversa e shpëtoi Arsenalin.
Mysafirët pastaj kërkuan një penallti me Mikel Merinon që u godit nga Yan Sommer, por që rasti s’u rishikua nga VAR-i.
E spanjolli pastaj shkaktoi penallti, duke prekur topin me dorë brenda zonës. Nga pika e bardhë, i pagabueshëm doli të jetë Hakan Calhanoglu që kaloi Interin në epërsi (45+3’).
Arsenali provoi ta bënte përmbysje, duke rrezikuar me Kai Havertz, sidoqoftë Yan Sommer doli të jetë në vendin e duhur duke mos lejuar befasi.
Kësisoj, Interi me këto tre pikë të rëndësishme shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Arsenali bie në pozitën e 12-të me shtatë sosh.