Site icon PrishtinaPress

Tahiri: Kosova ka dështuar në dialog

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Kosova ka dështuar në dialog me Serbinë.

Madje sipas saj, si pasojë e lëshimeve të Kurtit, dialogu tanimë ka hyrë në fazën e Asociacionit.

“Kosova ka dështuar në këtë dialog për shkak të Qeverisë që nuk ishte në gjendje të arrijë një marrëveshje me njohje reciproke mes të dyja shteteve. Përkundrazi, shtoi kompromiset duke dhënë autonomi për pakicën serbe. Kryeministri Kurti e humbi rastin, bëri lëshime të mëdha dhe tanimë mund të them që dialogu ka hyrë në fazën e Asociacionit. Kur e dimë që kjo Qeveri ka ardhur në pushtet me sajet e kundërshtimit të Asociacionit, tani ka zgjedhur qasjen e zvarritjes”, deklaroi Tahiri.

Njëherit, Tahiri shtoi se Kurti të paktën në këtë fazë duhet të bashkohet me opozitën.

“Kurti së paku në këtë fazë duhet të bashkohet me opozitën. Kryeministri tani është në një udhëkryq, nuk po di çfarë të bëj, mirëpo me kritika nuk do të zgjedhë çështje. Tani duhet një unitet politik dhe kombëtar në Kosovë që t’i bëjë ballë kësaj sfide”, potencoi tutje Tahiri në Tëvë1

Exit mobile version