25 gola janë shënuar në tetë ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve, të vlefshme për xhiron e parë.
Ndeshje me më së shumti gola ishte ajo mes Bayern Munchenit dhe Manchester Unitedit, e cila përfundoi me fitoren e ”bavarezëve”, me rezultat 4-3, shkruan IndeksOnline.
Arsenali shënoi fitore bindëse ndaj skuadrës holandeze PSV Eindhoven, me rezultat 4-0.
Një ndeshje tjetër ku u shënuan katër gola ishte ajo mes Galatasarayt dhe Copenhagenit, e cila përfundoi me barazim 2-2.
Napoli mposhti në udhëtim 2-1 skuadrën e Bragës, ndërsa Salzburg fitoi si mysafire e Benfikës, me rezultat 2-0.
Fitore ka arritur edhe Real Madridi, e cila mposhti minimalisht Union Berlinin, me rezultat 1-0.
Ndërkohë dy ndeshjet e tjera, Real Sociedad – Inter dhe ajo mes Sevillas e Lens, përfunduan me barazim 1-1.