Edhe analisti Valon Syla ka komentuar çështjen e mos-ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit grevistë.
Ai pretendon se kjo e ka zbuluar Qeverinë e Kosovës si “bllokuese të arsimit” e jo sindikatat dhe mësimdhënësit siç kishin konsideruar eksponentët e pushtetit.
“Hajde tash kallxoni kush pe bllokon pernime arsimin. Sindikata lëshoi pe, e ju po shihet që jeni fort të ligë. As keni dashtë zgjidhje, as nuk keni bo dhe po e nxitni grevën me u kthy me inatin e mllefin tuaj.” – ka thënë Syla.
Analisti ka pretenduar se Qeveria do ta humbiste lëndën në gjyq ndaj mësimdhënësve.
Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:
A u kurthun apet Qeveria a? S’po i qesin rrogat.
Hajde tash kallxoni kush pe bllokon pernime arsimin. Sindikata lëshoj pej, e ju po shihet që jeni fort të ligë. As keni dashtë zgjidhje, as nuk keni bo dhe po e nxitni grevën me u kthy me inatin e mllefin tuaj.
Dykuptimësia e ligjeve, jo bon mos me ja qit rrogat grevistëve, jo s’bon, me gjyq si rast e humb Qeveria nëse paditet…
I keni shpallë luftë ma shumë se gjysmës së Kosovës… keni shkelë keq.
#albanologji #arsim #greva #vv