Vllaznia e Shkodrës në konkurrencën e femrave do të debutojë këtë edicion në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Vashat shkodrane nuk kanë pasur aspak fat në shortin e hedhur sot (e hënë).
Vllaznia e Shkodrës ndodhet në Grupin A dhe do të ketë punë me Chelsean, Paris Saint-Germainin dhe Real Madridin.
Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në datat e caktuara nga UEFA nga muaji tetor në muajin dhjetor.
Skuadra nga Shkodra, u kualifikua në këtë fazë pasi mposhti skuadrën Vorskla- Kharkiv, me rezultatin 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.