Site icon PrishtinaPress

Sulmohet ndërtesa e parlamentit në Turqi

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në kryeqytetit e Turqisë dhe sipas informacioneve të para ndodhi pranë ndërtesës së parlamentit ku shërbimet emergjente u drejtuan për këtë vend.

Sipas informacioneve të përdoruesve nga Twitter, një shpërthim gazi ka ndodhur në një nga ndërtesat qeveritare më konkretisht Administrata Tatimore, ku kanë publikuar fotot e ngjarjes.

Ndërtesa aktualisht është boshe dhe nuk ka informacione për të plagosur. Përdoruesit e rrjetit social thanë se një shpërthim i fortë u dëgjua në këtë vend. Tani për tani nuk ka asnjë dyshim për terrorizëm.

Exit mobile version