Site icon PrishtinaPress

Sulmi ndaj Valon Sylës, reagon Raportuesja Speciale për Liri të Shprehjes e Kombeve të Bashkuara

Raportuesja Speciale për Liri të Shprehjes e Kombeve të Bashkuara, Irene Khan, ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Përmes një postimi në Twitter, Khan e ka quajtur sulmin ngjarje shqetësuese derisa ka kërkuar që rastet e tilla të ndiqen dhe hetohen penalisht.

Khan në postimin e saj i ka bashkëngjitur edhe një reagim të UNMIK-ut rreth këtij sulmi.

“Ngjarje shqetësuese. I bëj thirrje autoriteteve të #Kosovës që të hetojnë dhe ndjekin penalisht të gjitha sulmet kundër #gazetarëve me shpejtësi dhe në mënyrë efektive”, ka shkruar Khan.

 

Exit mobile version